Pa Dua Lipën në skenë – zbulohet programi i Sunny Hill 2026
03.07.2026
Sunny Hill Festival ka publikuar listën zyrtare të artistëve që do të performojnë në edicionin e sivjetëm, duke zbuluar një program të ndarë në katër skena kryesore dhe me emra të njohur ndërkombëtarë.
Në mesin e headliner-ëve të këtij viti veçohen Katy Perry dhe Lewis Capaldi, të cilët pritet të tërheqin një numër të madh fansash në kryeqytet.
Megjithatë, këtë edicion do të mungojë një nga figurat kyçe të festivalit, Dua Lipa.
Organizatorët bëjnë të ditur se ajo nuk do të performojë, por do të jetë e pranishme në audiencë gjatë festivalit.
Festivali vazhdon traditën e tij me një program të gjerë artistësh dhe skena të shumta, duke e pozicionuar edhe këtë vit si një nga ngjarjet më të mëdha muzikore në rajon.

