Rrahje mes babait, djemve dhe xhaxhait në fshatin Reçan

30.06.2026

Dy incidente të rënda brenda një familjeje janë regjistruar sot në fshatin Reçan të Suharekës, të lidhura me mosmarrëveshje pronësore dhe që kanë përfunduar me ndërhyrjen e Policisë së Kosovës.

Sipas informacioneve zyrtare, në rastin e parë babai është përfshirë në një përleshje me dy djemtë e tij, ndërsa në incidentin e dytë një tjetër djalë është konfliktuar me xhaxhain, gjithashtu për çështje prone.

Policia ka konfirmuar se tre persona janë shoqëruar në stacion dhe po ndërmerren veprimet e nevojshme procedurale.

Gjatë përleshjes janë përdorur edhe mjete të forta, përfshirë gota, ku disa persona kanë pësuar lëndime trupore, por pa rrezik për jetën.

Hetimet lidhur me rastin janë duke vazhduar për të sqaruar rrethanat e plota të konfliktit familjar.