Ballkani mposhtet nga Botev Plovdiv në miqësore, pëson dy gola
FC Ballkani ka pësuar humbje në ndeshjen miqësore ndaj skuadrës bullgare Botev Plovdiv.
Foto: Ilustrim
Skuadra nga Suhareka u mposht me rezultat 2-0 në takimin e zhvilluar më 27 qershor. Botev kaloi në epërsi që në minutën e 7-të me golin e Meotti C., ndërsa epërsinë e dyfishoi në minutën e 50-të përmes Pedro Igor.
Ballkani pati mundësi të ngushtojë rezultatin, por nuk arriti ta shfrytëzojë një penallti në minutën e 57-të.
Kjo sfidë ishte pjesë e përgatitjeve të Ballkanit për sezonin e ri, ku kampionët kosovarë po vazhdojnë fazën përgatitore me ndeshje kontrolluese.
