Pas javësh tensione, çmimi i naftës kthehet në nivelet para luftës
Çmimi i naftës në tregjet ndërkombëtare ka shënuar rënie të ndjeshme, duke zbritur në nivelet më të ulëta që nga fillimi i konfliktit mes Iranit dhe aleatëve perëndimorë.
Sipas raportimeve të BBC-së, nafta e papërpunuar Brent ra përkohësisht nën 72.5 dollarë për fuçi, ndërsa trafiku detar në Ngushticën e Hormuzit po rikthehet gradualisht në normalitet.
Rënia e çmimit vjen pas nënshkrimit të një Memorandumi Mirëkuptimi mes SHBA-së dhe Iranit më 17 qershor, i cili ka hapur rrugën për negociata mbi programin bërthamor iranian dhe për uljen e tensioneve në rajon.
Sipas kompanisë së inteligjencës detare Kpler, numri i anijeve që kalojnë përmes Ngushticës së Hormuzit është rritur ndjeshëm ditët e fundit. Në këtë korridor strategjik po kalojnë sërish anije që transportojnë naftë bruto, gaz natyror të lëngshëm (LNG), plehra dhe mallra të tjera.
Megjithatë, trafiku mbetet ende nën nivelet para konfliktit, kur më shumë se 100 anije kalonin çdo ditë përmes kësaj rruge jetike për tregtinë globale të energjisë.
Ekspertët vlerësojnë se stabilizimi i situatës në Gjirin Persik mund të ndikojë në uljen graduale të çmimeve të karburanteve, edhe pse efektet në pikat e shitjes pritet të ndihen me vonesë.
