Ballkani luan sot ndeshjen miqësore ndaj Hebarit në Bullgari
24.06.2026
FC Ballkani zhvillon sot një tjetër test të rëndësishëm në kuadër të përgatitjeve për sezonin e ri. Kampionët nga Suhareka do të përballen me ekipin bullgar Hebar në një ndeshje miqësore që zhvillohet në Pazardzhik të Bullgarisë.
Takimi është paraparë të nisë nga ora 18:00 në stadiumin “Georgi Benkovski”, ku trajneri i Ballkanit pritet t’u japë hapësirë disa prej futbollistëve të rinj dhe afrimeve të fundit për të treguar potencialin e tyre.
Kjo ndeshje shërben si pjesë e fazës përgatitore të skuadrës portokalli, e cila po synon të arrijë formën optimale para sfidave zyrtare që e presin në sezonin e ardhshëm.
