Tërmet me magnitudë 3.6 ballë godet Gjirokastrën, nuk raportohet për dëme

19.06.2026

Një tërmet me magnitudë 3.6 të shkallës Rihter është regjistruar pasditen e së premtes në zonën e Gjirokastrës, në jug të Shqipërisë.

Sipas të dhënave paraprake, epiqendra e lëkundjeve ka qenë në një thellësi prej 5 kilometrash, ndërsa dridhjet janë ndjerë nga banorët e zonës, duke shkaktuar shqetësim dhe panik të përkohshëm.

Deri më tani, autoritetet nuk kanë raportuar për dëme materiale apo persona të lënduar. Institucionet përkatëse po monitorojnë situatën dhe pritet të publikojnë informacione shtesë nëse do të ketë zhvillime të reja.