LVV mbledh qendrat pas fitores zgjedhore, Kurti falënderon strukturat për angazhimin

19.06.2026

Lëvizja VETËVENDOSJE! ka zhvilluar një mbledhje me qendrat e saj organizative, ku u diskutua për angazhimin e strukturave, çështjet organizative dhe proceset e ardhshme brenda subjektit politik.

Në takim morën pjesë kryetari i Lëvizjes VETËVENDOSJE!, njëherësh kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, sekretari organizativ Alim Rama dhe koordinatori i qendrave, Salih Zyba.

Kurti ka falënderuar qendrat e Lëvizjes për punën dhe angazhimin gjatë fushatës zgjedhore dhe ditës së zgjedhjeve, duke vlerësuar rolin e tyre në rezultatin e arritur.“Energjia, përgjegjësia dhe puna e treguar nga qendrat e Lëvizjes kanë qenë vendimtare për fitoren tonë të madhe e të përsëritur”, u tha gjatë takimit.

Gjatë mbledhjes u trajtuan edhe tema të përgjithshme organizative, si dhe përgatitjet për zgjedhjet e brendshme të Lëvizjes VETËVENDOSJE!, të cilat pritet të zhvillohen gjatë këtij viti.