Suhareka, Prizreni, Dragashi dhe Mamusha dhe OSBE-ja në mbështetje të Qendrës për Strehimin e Grave dhe Fëmijëve

18.06.2026

Komunat e Suharekës, Prizrenit, Dragashit dhe Mamushës kanë nënshkruar Memorandum Bashkëpunimi për financimin dhe mbështetjen e Qendrës për Strehimin e Grave dhe Fëmijëve në Prizren.

Memorandumi, i mbështetur dhe koordinuar nga OSBE-ja, synon të sigurojë vazhdimësinë e shërbimeve të strehimit, mbrojtjes dhe riintegrimit për gratë dhe fëmijët që përballen me dhunë në familje.

Përmes këtij bashkëpunimi ndërkomunal, institucionet lokale kanë riafirmuar përkushtimin e tyre për forcimin e mekanizmave të mbrojtjes sociale dhe krijimin e një ambienti më të sigurt për kategoritë më të ndjeshme të shoqërisë.

Ky memorandum vlerësohet si një hap i rëndësishëm në koordinimin institucional dhe në garantimin e mbështetjes së qëndrueshme për viktimat e dhunës në familje, duke u ofruar atyre mundësi për mbrojtje, trajtim dhe rikthim në jetën shoqërore.