1.
Suharekë: Dy persona sulmojnë dhe grabisin një punëtor
12.06.2026
Një rast grabitjeje është raportuar në orët e para të mëngjesit në Suharekë.
Sipas policisë, më 11 qershor 2026 rreth orës 02:20, një person ka njoftuar se derisa ndodhej në vendin e tij të punës, në hyrje të një lokali, është sulmuar nga dy persona të dyshuar.
Të dyshuarit, sipas ankuesit, i kanë marrë me forcë nga xhepi një shumë parash dhe më pas janë larguar nga vendi i ngjarjes.
Viktima nuk ka pësuar lëndime trupore, ndërsa rasti është duke u trajtuar nga njësitë përkatëse policore, të cilat po punojnë për identifikimin dhe arrestimin e të dyshuarve.
