Arta Gashi merr pjesë në tryezën për investimet në Kosovë, diskutohen sfidat dhe mundësitë për reforma

11.06.2026

Nënkryetarja e Komunës, Arta Gashi, mori pjesë në tryezën e rrumbullakët të organizuar nga KUSA në bashkëpunim me Ambasadën e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Prishtinë, me temën “Investimet në Kosovë: Sfidat, Pengesat dhe Mundësitë për Reforma”.

Gjatë këtij takimi u diskutua për përmirësimin e klimës së investimeve në vend, sfidat me të cilat përballen investitorët dhe hapat e nevojshëm për avancimin e reformave që ndikojnë në zhvillimin ekonomik.

Në adresimin e saj, nënkryetarja Gashi theksoi rëndësinë e krijimit të një mjedisi më të favorshëm për investime, forcimit të bashkëpunimit ndërinstitucional dhe mbështetjes së politikave që nxisin zhvillimin e qëndrueshëm ekonomik.

Tryeza mblodhi përfaqësues institucionalë, ekspertë dhe akterë të ndryshëm të fushës ekonomike, të cilët shkëmbyen ide dhe rekomandime për tërheqjen e investimeve dhe përmirësimin e ambientit të biznesit në Kosovë.