Suhareka ndër komunat me rritjen më të madhe të të hyrave nga tatimi në pronë

05.06.2026

Suhareka është renditur ndër komunat që kanë shënuar rritje të ndjeshme të të hyrave nga tatimi në pronë gjatë vitit 2025, krahasuar me vitin paraprak, sipas të dhënave të publikuara nga Instituti GAP.

Suhareka ndër komunat me rritjen më të madhe të të hyrave nga tatimi në pronë Foto: Ilustrim

Sipas raportit, të hyrat e komunave në nivel vendi janë rritur për 19 për qind dhe kanë arritur në 39.1 milionë euro. Në këtë rritje pozitive, Suhareka përmendet ndër komunat me performancë më të mirë, së bashku me Podujevën, Vitinë, Istogun dhe Gjilanin.

Instituti GAP thekson se ky trend lidhet me përmirësimin e inkasimit të tatimit në pronë dhe zgjerimin e bazës tatimore në disa komuna. Ndërkohë, në disa zona të tjera janë shënuar rënie ose luhatje të të hyrave.

Në periudhën 2022–2025, disa komuna kanë arritur të dyfishojnë të hyrat nga tatimi në pronë, duke reflektuar rritje të efikasitetit në administrimin lokal.

Suspected Malware | Cloudflare

Warning

Suspected Malware

This website has been reported for potentially distributing malware.

Malware is malicious software created to intentionally disrupt the normal operations of a device.

Learn More