Aleanca publikon programin zgjedhor 2026, prezanton platformën “Siguri, Energji, Zhvillim”

02.06.2026

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) ka publikuar zyrtarisht programin e saj zgjedhor për zgjedhjet parlamentare, duke prezantuar para qytetarëve planprogramin, kornizën bazë të qeverisjes dhe platformën e detajuar për secilën shtyllë të zhvillimit të vendit.

Me sloganin “Siguri, Energji, Zhvillim”, Aleanca ka shpalosur vizionin e saj qeverisës, të ndërtuar mbi forcimin e sigurisë, zhvillimin ekonomik dhe garantimin e qëndrueshmërisë energjetike.

Përmes një publikimi në rrjetet sociale, subjekti politik ka bërë të ditur se qytetarët mund të kenë qasje në programin e plotë zgjedhor, listën e kandidatëve për deputetë dhe dokumentet kryesore që përcaktojnë orientimin e saj qeverisës.

“Një qëllim për zhvillim. Dyfish energji. Tetëfish siguri”, është motoja me të cilën Aleanca synon të kërkojë mbështetjen e qytetarëve në zgjedhjet e ardhshme.Sipas Aleancës, programi i prezantuar përmban plane konkrete dhe objektiva të matshme për sektorë të ndryshëm, duke synuar një qasje të strukturuar ndaj qeverisjes dhe zhvillimit të vendit.

Platforma:

https://aleanca2026.com/?fbclid=IwdGRjcASL_p5leHRuA2FlbQIxMQBzcnRjBmFwcF9pZAo2NjI4NTY4Mzc5AAEe6Vc0Xy1LetEYPocIRp6ic-BzenPIBQRXTDJ9ryVzNk-LewnR-WfzNdCwcPc_aem_hc6dwIlzhbqa5jGCdAPm5w