KEDS njofton ndërprerje të energjisë në Suharekë dhe dhjetëra fshatra më 1 qershor

31.05.2026

Kompania për Distribuimin e Energjisë Elektrike në Kosovë (KEDS) ka njoftuar se më 1 qershor do të realizohen punime të planifikuara në rrjetin energjetik në zonën e Therandës.

Sipas njoftimit, nga Nënstacioni 110/10 kV Theranda do të ndërpritet TR2 (J26), ndërsa pa energji elektrike do të mbesin shtatë dalje 10 kV në periudhën nga ora 10:30 deri në 15:30.

Ndërprerja do të prekë fshatrat Bajqevc, Bukosh, Delloc, Dubravë, Dvoran, Maçitevë, Mushtisht, Popolan, Savrovë, Sopijë, Vraniq, Budakovë, Çardak, Dardhishtë e Epërme, Dardhishtë e Ulët, Dragaqinë, Greiçec, Mohlan, Papaz, Reqan, Staravuçinë, Vërshec, Studenqan, Dobërdelan dhe Samadraxhë.

Po ashtu, pa furnizim me energji do të mbesin edhe disa biznese, përfshirë NEWKO BALKAN L.L.C., Motel Illyria, Gurëthyesi ENISI, Celi AG, Sejdi Binaku, Flori Kopshtar, Fabrika e Plastikës Gani Sallauka, si dhe pompat e ujit në Studenqan, Dobërdelan dhe Samadraxhë.

KEDS ka bërë të ditur se ndërprerja do të realizohet për shkak të mirëmbajtjes preventive dhe mirëmbajtjes së nënstacionit, me qëllim rritjen e sigurisë dhe besueshmërisë së sistemit energjetik.