1.
Gjendet një bombë në oborrin e një shtëpie në Semetisht, intervenojnë njësitë për deminim
15.05.2026
Një mjet i dyshuar shpërthyes është gjetur sot në oborrin e një shtëpie në fshatin Semetisht të Suharekës, te shtëpia e Fatmir Bytyqit.
Sipas informacioneve nga banorët, në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë kompetente, ndërsa intervenimi për largimin e bombës ka zgjatur nga ora 14:00 deri rreth orës 17:00.
Banorët kanë bërë të ditur se mjeti shpërthyes dyshohet të ketë mbetur nga koha e luftës, pasi në atë zonë kishin qëndruar ushtarë të UÇK-së gjatë luftës në Kosovë.
Pas disa orësh pune, ekipet kanë arritur ta largojnë bombën në mënyrë të sigurt. Deri më tani nuk raportohet për të lënduar.
