El Clasico e Titullit sonte nga ora 21:00 – Barcelona kërkon kurorën ndaj Real Madridit në “Camp Nou”
Sonte nga ora 21:00, sytë e gjithë botës së futbollit do të jenë të drejtuar nga “Spotify Camp Nou”, ku Barcelona dhe Real Madridi përballen në El Clasicon vendimtare të javës së 35-të në La Liga.
Skuadra e drejtuar nga Hansi Flick është vetëm një hap larg titullit të 29-të kampion në histori, pasi katalanasve u mjafton edhe një barazim për ta siguruar matematikisht kurorën e Spanjës.
Barcelona hyn në këtë sfidë me 11 pikë avantazh ndaj rivalëve të përjetshëm, ndërsa Real Madridi i drejtuar nga Álvaro Arbeloa synon të prishë festën në “Camp Nou” dhe të mbajë gjallë shpresat e fundit për titull.
Lajm i mirë për madrilenët është rikthimi i Kylian Mbappé, i cili pritet të jetë lideri i repartit ofensiv pas rikuperimit nga një dëmtim i lehtë.
Atmosfera në Barcelonë pritet të jetë elektrizuese, ndërsa tifozët katalanas shpresojnë që festa e titullit të vuloset pikërisht ndaj rivalit më të madh.
