Haradinaj: Vendimmarrja i kthehet qytetarëve
Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka deklaruar se zhvillimet e fundit politike shënojnë fitore të Kushtetutës dhe rendit ligjor në vend.
Ai ka kritikuar ashpër kryeministrin Albin Kurti, duke e cilësuar si populist dhe duke thënë se është përmbysur “koncepti i partisë-shtet”.
Sipas Haradinajt, opinioni publik dhe faktori politik kanë treguar se nuk do të lejojnë cenimin e rendit kushtetues dhe se vendimmarrja i është kthyer sovranit.
Ai theksoi se Kosova ka humbur gjashtë vite nën këtë qeverisje, por shtoi se nga sot nis një fazë e re për shtetin.
Haradinaj u shpreh se AAK ka qenë bashkëpunuese për tejkalimin e krizës politike, duke akuzuar palët tjera për etje për pushtet në dëm të shtetit.
Ai e përmbylli mesazhin me thirrjen për angazhim maksimal në shërbim të Kosovës.
