Mushkolaj i kundërpërgjigjet Osmanit: “Ligjëratë nga shkatërruesja e LDK-së”

29.04.2026

Analisti politik Imer Mushkolaj ka reaguar ndaj deklaratave të ish-presidentes Vjosa Osmani, duke e quajtur atë “shkatërruese të LDK-së”.

Komenti i tij erdhi pas publikimit të një videoje nga Osmani në rrjetet sociale, ku ajo bëri thirrje për unitet dhe kritikoi gjuhën e urrejtjes dhe propagandës.

Në mesazhin e saj, Osmani theksoi se “rrugët që mbyllen nga padrejtësitë, hapen nga populli”, duke ftuar qytetarët për bashkim dhe duke kritikuar indirekt kryeministrin Albin Kurti.

Ajo bëri thirrje për më shumë dashni, shpresë dhe mbrojtje të së vërtetës në diskursin publik.