Zgjim Zyba eksploron kujtesën gjatë luftës dhe mbijetesën përmes çebeve
26.04.2026
Edicioni i dytë i “Grand Art Studios – Hajde me Tepru”, nga Fondacioni Hajde në bashkëpunim me Institutin Sekhmet, prezanton ekspozitën personale të artistit Zgjim Zyba, të kuruar nga Anyla Kabashi.
Gjatë rezidencës artistike, Zyba ka zhvilluar një koncept që trajton çebet e ndihmave të luftës si simbole të kujtesës kolektive dhe përvojave të mbijetesës.
Përmes historive personale dhe familjare, këto objekte shndërrohen në ura lidhëse mes së kaluarës dhe gjendjes emocionale në të tashmen.
Në qasjen e tij eksperimentale, artisti sfidon perceptimet tradicionale: çebet, që zakonisht lidhen me butësi dhe ngrohtësi, prezantohen si forma të ngurta të mbuluara me dyll, duke ruajtur gjurmët e përdorimit dhe kalimit të kohës.


📸Rina Statovci