Irani refuzon bisedimet me SHBA-në, rriten tensionet diplomatike
Tensionet mes Iran dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë përshkallëzuar, pasi Teherani ka refuzuar të marrë pjesë në raundin e dytë të bisedimeve për paqe.
Vendimi u konfirmua nga agjencia shtetërore IRNA, e cila theksoi se shkak janë “kërkesat e tepërta” dhe qëndrimet e paqëndrueshme të palës amerikane.
Sipas autoriteteve iraniane, një tjetër arsye e rëndësishme është vazhdimi i bllokadës detare ndaj vendit, që sipas tyre po pengon krijimin e një klime të favorshme për dialog.
Raundi i dytë i negociatave pritej të shërbente për uljen e tensioneve dhe avancimin drejt një marrëveshjeje më të gjerë.
Megjithatë, me këtë zhvillim të fundit, procesi diplomatik ka hyrë në një fazë pasigurie, ndërsa ende nuk ka një datë të re për rifillimin e bisedimeve mes dy vendeve.
