Natë e madhe në UEFA Champions League: A do të ketë “remontada” nga Barcelona dhe Liverpool?

14.04.2026

Sonte zhvillohen dy përballje vendimtare në çerekfinalet e Champions League, ku në fokus janë përmbysjet e mundshme.

Atlético Madrid pret Barcelona me avantazh 2-0 nga ndeshja e parë, ndërsa katalanasit kërkojnë një rikthim të madh për të siguruar kualifikimin.

Në anën tjetër, Paris Saint-Germain udhëton te Liverpool FC gjithashtu me epërsi 2-0. Anglezët do të tentojnë përmbysjen para tifozëve të tyre, në një sfidë ku çdo gol mund të ndryshojë fatin e ndeshjes.

Të dyja duelet pritet të sjellin spektakël dhe tension maksimal, me Barcelonën dhe Liverpoolin që synojnë “remontadën”, ndërsa Atlético Madrid dhe PSG kërkojnë ta ruajnë avantazhin dhe të sigurojnë gjysmëfinalen.