Franca mposht Marokun 2-0 dhe kalon në gjysmëfinalen e Botërorit 2026, Mbappé thyen rekord!
Franca ka mposhtur Marokun me rezultatin 2-0 në çerekfinalen e Kupës së Botës 2026 të zhvilluar në Boston.
Ndryshe nga përballja e tyre e vitit 2022, golat e këtij triumfi u shënuan të gjithë në pjesën e dytë. Pasi humbi një penallti në pjesën e parë, ylli francez Kylian Mbappé hapi serinë e golave në minutën e 60-të. Fitoren e “Gjelave” e vulosi Ousmane Dembélé me një goditje të saktë në minutën e 66-të.
Me këtë gol, Kylian Mbappé ka shkruar zyrtarisht historinë duke arritur në 12 gola të shënuar në fazat me eliminim direkt të Kupës së Botës, shifra më e lartë e regjistruar ndonjëherë nga një futbollist. Ky gol shënon gjithashtu golin e tij të 20-të në karrierë në këtë kompeticion dhe të 8-tin për këtë edicion. Me këtë rezultat, Franca kalon në gjysmëfinale ku do të përballet me fituesin e çiftit Spanjë-Belgjikë.
