Atlético Madrid dhe PSG hedhin një hap drejt kualifikimit
08.04.2026
Mbrëmja e sotme e 8 prillit në Champions League ka dhuruar rezultate mjaft interesante në fazën Play-Off, ku dy nga ekipet favorite kanë pësuar humbje pa mundur të shënojnë dot në portën kundërshtare.
Atlético Madrid 2 – 0 Barcelona: Ekipi i Diego Simeones ka arritur një fitore të pastër ndaj katalanasve. Ndeshja u komplikua ndjeshëm për Barcelonën, e cila u ndëshkua edhe me një karton të kuq gjatë lojës.
PSG 2 – 0 Liverpool: Në Paris, gjigantët francezë kanë dominuar ndaj Liverpool-it. Rezultati 2-0 i jep PSG-së një avantazh të rëndësishëm për ndeshjen e kthimit.
