Ballkani synon finalen, përballet sot me Dukagjinin në gjysmëfinale të Kupës së Kosovës
08.04.2026
Sot zhvillohen dy ndeshjet e para gjysmëfinale të Kupës së Kosovës në futboll, me fokus të veçantë te përballja në Suharekë, ku Ballkani pret Dukagjinin nga ora 15:00.
Skuadra vendase synon të shfrytëzojë terrenin dhe formën aktuale për të siguruar epërsi para ndeshjes kthyese.
Në gjysmëfinalen tjetër, Llapi do të përballet me Ferizajn në stadiumin “Zahir Pajaziti” në Podujevë, në një duel që pritet të jetë i balancuar dhe vendimtar për ecurinë drejt finales.
Ndeshjet kthyese të kësaj faze do të zhvillohen pas dy javësh, ku do të përcaktohen finalistët e këtij edicioni.
