Ekspozuan armë në Mushtisht, arrestohet një i dyshuar – konfiskohen AK-47 dhe pushkë gjuetie

04.04.2026

Më 26 mars 2026, rreth orës 15:00, në fshatin Mushtisht të Suharekës, njësiti i hetimeve ka identifikuar përmes një video-incizimi dy persona të dyshuar duke ekspozuar armë zjarri.

Pas ndërmarrjes së veprimeve hetimore, autoritetet kanë realizuar dy bastisje në lokacione të ndryshme, ku janë gjetur dhe konfiskuar një armë automatike e tipit AK-47, si dhe një pushkë gjuetie së bashku me 17 fishekë.

Në lidhje me rastin, njëri nga të dyshuarit është arrestuar dhe, me vendim të prokurorit, është dërguar në mbajtje për 48 orë.

Ndërkohë, dy persona të tjerë të dyshuar lidhur me këtë rast raportohet se ndodhen jashtë vendit.Hetimet lidhur me rastin janë në vazhdim.