Ganimete Musliu i ndërpret fjalën Albin Kurtit në Kuvend, i heq mikrofonin
Një incident është shënuar gjatë seancës në Kuvendin e Kosovës, ku deputetja e PDK-së, Ganimete Musliu, ka ndërhyrë gjatë fjalimit të kryeministrit Albin Kurti.
Foto: Ilustrim
Teksa Kurti po mbante fjalën në foltore, Musliu iu afrua dhe i largoi mikrofonin, duke kundërshtuar përmbajtjen e fjalimit dhe duke kërkuar që ai t’i përmbahet temës së diskutimit.
Ajo e kritikoi kryeministrin për mungesë rezultatesh gjatë mandatit qeverisës, duke theksuar se nuk janë realizuar projekte konkrete.
Musliu kërkoi gjithashtu që Kurti të fokusohet në çështjen e naftës, duke paralajmëruar se në të kundërtën nuk do të lejohej të vazhdonte fjalimin.

Kurti: Subjektet politike shqiptare në Luginë dakordohen për listën e përbashkët “Koalicioni Shqiptar”