Vjedhje e rëndë në Leshan të Suharekës, hajnat marrin stoli ari nga një shtëpi

23.03.2026

Një rast i vjedhjes së rëndë është raportuar në fshatin Leshan të Suharekës, ku persona të panjohur kanë depërtuar me forcë në një shtëpi private dhe kanë marrë një sasi stolish ari.

Sipas raportit, ngjarja ka ndodhur më 22 mars 2026, në periudhën kohore nga ora 16:20 deri në 20:15. Viktima, mashkull kosovar, ka njoftuar autoritetet pasi ka vërejtur se shtëpia e tij ishte thyer dhe sendet me vlerë mungonin.

Njësitë relevante policore kanë dalë menjëherë në vendin e ngjarjes, ku kanë kryer ekzaminimet e nevojshme dhe kanë nisur hetimet për identifikimin e të dyshuarve.

Policia e Kosovës është duke punuar intensivisht për zbardhjen e rastit dhe kapjen e personave përgjegjës.