Italia ul çmimet e karburanteve, Sllovakia vendos kufizime
19.03.2026
Italia ka ulur çmimet e karburanteve me rreth 25 centë për litër për 20 ditë, për të lehtësuar qytetarët nga rritja e kostove. Kryeministrja Giorgia Meloni e cilësoi masën të përkohshme.
Ndërkohë, Sllovakia ka kufizuar shitjen e karburanteve deri në 400 euro për person dhe ka rritur çmimet për automjetet me targa të huaja, për të shmangur mungesat dhe turizmin e karburanteve.
