Spektakël në Champions League: Super-përballje sonte në Play-Offs
Mbrëmja e sotme në UEFA Champions League sjell disa nga përballjet më të forta të fazës Play-Off, ku ekipet elitare të Evropës luftojnë për një vend në raundin tjetër.
Ndeshja kryesore e mbrëmjes pritet të jetë përballja mes Manchester City dhe Real Madrid, një duel klasik mes dy gjigantëve që premton spektakël dhe tension maksimal.
Po ashtu, vëmendje e madhe do të ketë edhe në sfidën mes Arsenal dhe Bayer Leverkusen, ku londinezët synojnë të konfirmojnë formën e mirë përballë një skuadre shumë të rrezikshme gjermane.
Një tjetër ndeshje interesante është ajo mes Chelsea dhe Paris Saint-Germain, ku talenti individual dhe taktikat pritet të vendosin fatin e takimit.Ndërkohë, Sporting CP përballet me surprizën norvegjeze Bodø/Glimt, në një ndeshje ku nuk mungojnë elementët e befasisë.
