Hykmete Bajrami njofton dorëheqjen nga nënkryetarja e LDK-së dhe kërkon që edhe Abdixhiku të japë dorëheqje.
Deputetja e LDK-së, Hykmete Bajrami, ka dorëzuar dorëheqjen e parevokueshme nga pozita e nënkryetares së partisë dhe njëkohësisht ka kërkuar që edhe kryetari, Lumir Abdixhiku, të japë dorëheqje, sipas dy burimeve brenda kryesisë së LDK-së.
Sipas këtyre burimeve, Bajrami e ka bërë të ditur vendimin e saj gjatë një takimi joformal të strukturave drejtuese të partisë, të martën pasdite.
“Znj. Bajrami ka dorëzuar dorëheqjen e parevokueshme nga pozita e nënkryetares dhe ka kërkuar që njëjtë të veprojnë edhe kryetari Abdixhiku dhe kryesia e ngushtë.
Ajo ka theksuar se struktura drejtuese ka humbur legjitimitetin pas rezultatit të LDK-së në zgjedhjet e parakohshme të 28 dhjetorit dhe ka kërkuar veprime në përputhje me standardet e partisë,” ka deklaruar një pjesëmarrës i takimit.
