Pas Zgjedhjeve: Kush Sa Vende Mori në Kuvend?
Pas përfundimit të procesit zgjedhor, është bërë e ditur ndarja e vendeve në Kuvend, duke përcaktuar qartë përbërjen e re parlamentare dhe balancat politike për mandatin e ardhshëm.
Sipas rezultateve, Lëvizja Vetëvendosje ka dalë forca e parë politike, duke siguruar 57 vende në Kuvend. Pas saj renditet Partia Demokratike e Kosovës (PDK) me 22 deputetë, Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) ka fituar 15 vende,ndërsa Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) ka marrë 6 mandate.
Nga partitë e komuniteteve, Lista serbe ka siguruar 9 vende, Kosova Demokratik Türk Partisi (KDTP) ka fituar 2 vende. Ndërkohë, me nga një deputet janë përfaqësuar:
Za Slobodu Pravdu i Opstanak, Koalicija Vakat, Nova Demokratska Stranka, Iniciativa e Re Demokratike e Kosovës, Socialdemokratska Unija (SDU), Partia Liberale Egjiptiane, Partia Socialiste Shqiptare (PSA), Jedinstvena Goranska Partija dhe Lëvizja Përparimtare e Romëve të Kosovës.
Kjo përbërje e re e Kuvendit pritet të përcaktojë dinamikat politike, formimin për qeverisje dhe drejtimin institucional të vendit në 4 vitet e ardhshme.
