Publikohen rezultatet e para nga KQZ – LVV renditet e para në Suharekë me 58,99%

28.12.2025

Të gjitha qendrat e votimit në Komunën e Suharekës janë mbyllur, ndërsa ka nisur procesi i numërimit të votave.

Sipas rezultateve të para preliminare nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ), në Komunën e Suharekës, 256 vota i sigurojnë vendin e parë Lëvizjes Vetëvendosje në këtë komunë.

Poashtu, nga KQZ bëhet e ditur se janë numëruar vetëm 2 kuti nga gjithsej 89.

Ndërsa rezultatet e partive tjera janë: LDK (21,89%), PDK (10,37%) dhe AAK (7,14%).

Procesi i votimit pritet të vazhdojë edhe në orët e vona në disa qendra të tjera, ndërsa institucionet përkatëse bëjnë apel që qytetarët të respektojnë rregullat dhe të ndjekin informacionet zyrtare për zhvillimet e fundit.