Mbyllen vendvotimet, nis numërimi i votave në Suharekë

28.12.2025

Që nga orët e para të mëngjesit, në gjithë Kosovën ka nisur procesi zgjedhor, ku mbi dy milionë qytetarë kanë pasur të drejtë vote për të përzgjedhur përfaqësuesit e tyre.

Mbyllen vendvotimet, nis numërimi i votave në Suharekë Foto: Ilustrim

Qendrat e votimit në Komunën e Suharekës janë hapur me kohë, ndërsa procesi i votimit gjatë gjithë ditës është zhvilluar kryesisht pa ndonjë incident serioz që do të ndikonte në mbarëvajtjen e zgjedhjeve, në fshatin Gelancë të Suharekës është raportuar për fotografim të votës për të cilin është deklaruar edhe policia. Sipas njoftimit të policisë bëhet e ditur se hetimet për zbardhjen e rastit janë duke vazhduar.

Zëdhënësi i Policisë për rajonin e Prizrenit, Shaqir Bytyqi ka thënë: “Sot është raportuar se një person ka fotografuar votën dhe e ka publikuar atë në aplikacionin WhatsApp. Policia, në konsultim me prokurorin e shtetit, është duke ndërmarrë veprimet e nevojshme për zbardhjen e plotë të rrethanave dhe vërtetësisë së rastit”

Poashtu, ekipet e redaksisë SuharekaOnline kanë qenë të pranishëm gjatë gjithë ditës në terren, duke përcjellë nga afër procesin e votimit në qendrat e votimit në Komunën e Suharekës dhe duke raportuar në vazhdimësi për zhvillimet e ditës.

Në orën 19:00, të gjitha qendrat e votimit janë mbyllur, ndërsa ka filluar procesi i numërimit të votave.

Lidhur me rezultatet e zgjedhjeve në Suharekë dhe më gjerë, SuharekaOnline do t’ju mbajë të informuar përmes artikujve të tjerë në vazhdim.

Suspected Malware | Cloudflare

Warning

Suspected Malware

This website has been reported for potentially distributing malware.

Malware is malicious software created to intentionally disrupt the normal operations of a device.

Learn More