1.
Një person shoqërohet në stacion policor nën dyshimin për fotografim të votës në Gelancë
28.12.2025
Një person është shoqëruar në stacion policor nën dyshimin për fotografim të votës gjatë procesit zgjedhor.
Sipas burimeve të “Betimi për Drejtësi”, rasti ka ndodhur në fshatin Gelanc të komunës së Suharekës.
Lidhur me procedimin e këtij rasti, Klankosova.tv ka bërë të ditur se do të tentojë të sigurojë informacione shtesë nga autoritetet kompetente dhe do të informojë publikun sapo të ketë detaje të reja.
Ndërkohë, edhe SuharekaOnline ka dërguar pyetje zyrtare në Policinë e Kosovës, por deri në momentin e publikimit të këtij artikulli, redaksia nuk ka pranuar përgjigje. Për më shumë informacione rreth këtij rasti, do t’ju mbajmë të informuar në vazhdim.