Kreu është i yni! – Ballkani sundon Superligën me 33 pikë, rivalët mbesin pas
Skuadra e FC Ballkanit ka përfunduar sezonin vjeshtor të Superligës së Kosovës në futboll në vendin e parë, duke grumbulluar gjithsej 33 pikë, tre më shumë se rivalët e tyre kryesorë të FC Prishtinës.
Renditja e tabelës tregon se Ballkani është në krye me 33 pikë, pasuar nga Prishtina me 30, ndërsa klubi tjetër i fortë, Dukagjini, radhitet i treti me 29 pikë.
Në ndeshjen e fundit të sezonit vjeshtor, Ballkani ka arritur një fitore të rëndësishme ndaj Prishtinës, një rival i fortë në garë për kreun e Superligës, duke konfirmuar formën e mirë të skuadrës në këtë fazë të kampionatit.

Trajneri Karoglan: Besim i rikthyer dhe gjysmësezon pozitiv
Pas ndeshjes së fundit dhe përfundimit të pjesës së parë të sezonit, trajneri i FC Ballkanit, Mislav Karoglan, ka folur për performancën e ekipit dhe e ka vlerësuar gjysmësezonin si pozitiv, duke vënë në dukje se besimi te skuadra është rikthyer. Sipas Karoglanit, lojtaret kanë reaguar mirë në sfidat e fundit dhe kjo ka ndikuar në rezultatet e ekipit gjatë sezonit të vjeshtës. “Gjysmësezon pozitiv dhe besim i rikthyer në ekip!”, ka thënë ai, duke theksuar rëndësinë e atmosfere së mirë brenda skuadrës dhe reagimin e futbollistëve në ndeshje.
Karoglan, trajneri kroat i emëruar në krye të Ballkanit në nëntor 2025, ka sjellë një frymë të re në ekip dhe ka ndikuar dukshëm në renditjen aktuale të klubit në Superligë. Nën drejtimin e tij, Ballkani ka treguar qëndrueshmëri dhe rezultate të mira në kampionat deri te mbyllja e fazës së parë.
Me kryesimin e tabelës në fund të sezonit vjeshtor, Ballkani tashmë do të fokusohet në përgatitjet për pjesën pranverore të kampionatit, me synimin për të rikthyer titullin kampion dhe për të vazhduar formën pozitive gjatë vitit 2026.