Karoglan: Gjysmësezon pozitiv, besim i rikthyer te ekipi i Ballkanit

22.12.2025

Trajneri i FC Ballkanit, Mislav Karoglan, ka bërë një përmbledhje të edicionit vjeshtor pas ndeshjes së fundit kundër Dukagjinit, duke vlerësuar gjysmësezonin si pozitiv dhe duke theksuar rikthimin e besimit te ekipi.

“Vendi i parë në këtë gjysmësezon është gjë shumë pozitive, pasi ekipin e morëm në një moment kur kishim vetëm një fitore në pesë ndeshje. Ishte e rëndësishme të rikthenim besimin dhe frymën pozitive, dhe në këtë aspekt jam i kënaqur. Lojtarët reaguan mirë. Në çdo ndeshje ka ngritje dhe rënie, por qasja pozitive ka qenë gjithmonë e pranishme,” tha Karoglan.

Trajneri i Ballkanit gjithashtu uroi tifozët për vitin e ri dhe bëri të ditur objektivat e klubit për sezonin pranveror.

“I uroj tifozëve tanë një vit të mbarë 2026. Ne do të japim gjithçka për të qëndruar në krye. Prioriteti ynë është të përmirësohemi në çdo aspekt, sepse liga është shumë konkurruese, diferencat janë të vogla dhe mbështetja e tyre do të jetë shumë e rëndësishme për ne,” shtoi ai.

Ky gjysmësezon i Ballkanit ka treguar një rikthim të fuqishëm pas një fillimi të vështirë, duke i dhënë ekipit një bazë të fortë për të vazhduar konkurrencën në ligën më të lartë kosovare.