1.
Therret me thikë një person në Prizren
19.12.2025
Policia e Kosovës ka njoftuar se një person në Prizren është therur me thikë.
Sipas njoftimit të policisë bëhet e ditur se viktima ka kërkuar ndihmë mjekësore në Spitalin e Prizrenit, pasi dyshohet se ishte therur me thikë nga një person.
Me vendim të prokurorit i dyshuari është arrestuar dhe pas intervistimit është dërguar në mbajtje.
Rasti i cili ka ndodhur më 18.12.2025, rreth orës 07:51, është iniciuar si vrasje në tentativë.