Policia raporton zhdukjen e një mashkulli në Prishtinë dhe të një femre në Viti – rastet nën hetim

15.12.2025

Policia e Kosovës ka raportuar për zhdukjen e dy personave në raste të ndara, një mashkull në Prishtinë dhe një femër në komunën e Vitisë.

Sipas raportit 24-orësh të Policisë së Kosovës, rasti i parë ka ndodhur më 12 dhjetor 2025, rreth orës 20:15, në Prishtinë. Është raportuar se viktima, mashkull kosovar, është larguar nga shtëpia dhe nuk është kthyer më. Policia ka bërë të ditur se rasti është duke u hetuar.

“Është raportuar se viktima mashkull kosovar është larguar nga shtëpia dhe nuk është kthyer më. Rasti është duke u hetuar”, thuhet në raportin zyrtar.

Ndërkohë, një rast tjetër i personit të zhdukur është raportuar të dielën, më 14 dhjetor 2025, në komunën e Vitisë. Sipas Policisë, një femër kosovare ka dalë nga shtëpia dhe që nga ajo kohë nuk dihet asgjë për vendndodhjen e saj.

“Person i zhdukur, Viti 14.12.2025. Është raportuar se viktima femër kosovare ka dalë nga shtëpia dhe se nuk dihet për vendndodhjen e saj”, thuhet në raport.

Policia e Kosovës ka iniciuar hetimet për të dy rastet.