Maliqi: Autostrada “Ibrahim Rugova” ka nevojë për taksë, mirëmbajtje dhe menaxhim

13.12.2025

Analisti politik, Agon Maliqi, ka thënë se autostrada “Ibrahim Rugova” duhet të bëhet me pagesë dhe të ketë një kontratë mirëmbajtjeje dhe menaxhimi.

Sipas Maliqit, degradimi i cilësisë së rrugës është i dukshëm dhe problemet në këtë rrugë do të shkojnë vetëm duke u rritur.

“ Autostrada “Ibrahim Rugova” ka nevojë për taksë/toll dhe për kontratë mirëmbajtjeje dhe menaxhimi. Çkado që është duke u bërë sot qartazi nuk po funksionon. Rrëshqitjet e dheut kanë ndodhur edhe më herët, por degradimi i cilësisë së rrugës është i dukshëm dhe ka për të qenë gjithnjë e më shumë problem”, ka shkruar Maliqi