Gjendet pa shenja jete një 29-vjeçare në Prishtinë

13.12.2025

Një grua 29-vjeçare, me inicialet G.Sh., është gjetur pa shenja jete të premten në rrugën “Ismet Jashari” në Prishtinë.

Sipas raportit të Policisë së Kosovës, viktima është gjetur e shtrirë në tokë, ndërsa vdekja e saj është konstatuar në vendin e ngjarjes nga ekipi mjekësor.

Policia ka njoftuar se, me urdhër të prokurorit të shtetit, trupi i pajetë i viktimës është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore (IML) për obduksion, me qëllim të sqarimit të shkaqeve të vdekjes.

“Rr. Ismet Jashari, Prishtinë 12.12.2025 – 15:00. Raportohet se është gjetur e shtrirë në tokë pa shenja jete viktima femër kosovare, vdekjen e së cilës e ka konstatuar ekipi mjekësor në vendin e ngjarjes. Me urdhër të prokurorit trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion”, thuhet në raportin policor.

Rrethanat e këtij rasti mbeten ende të paqarta, ndërsa hetimet lidhur me vdekjen e 29-vjeçares po vazhdojnë nga organet kompetente.