Zhduket një 16-vjeçare në Prishtinë

10.12.2025

Një vajzë 16-vjeçare është raportuar e zhdukur në Hajvali të Prishtinës mëngjesin e së hënës. Rasti është bërë i ditur nga nëna e saj në Polici.

Sipas raportit policor, ankuesja femër kosovare ka deklaruar se vajza e saj ka dalë nga shtëpia dhe nuk dihet për vendndodhjen e saj.

Policia ka nisur menjëherë hetimet dhe kërkimet për gjetjen e të miturës dhe ka bërë apel te qytetarët që, nëse kanë informacion për vendndodhjen e saj, ta njoftojnë menjëherë stacionin më të afërt policor.

Rasti vazhdon të trajtohet nga autoritetet për sqarimin e plotë të rrethanave të zhdukjes.