Golden Eagle Ylli sonte përballet me Vëllaznimin në Gjakovë

10.12.2025

Skuadra e Golden Eagle Ylli do të zhvillojë ndeshjen e radhës kundër Vëllaznimit të mërkurën, më 10 dhjetor, me fillim nga ora 18:45.

Takimi do të zhvillohet në Palestrën “Shani Nushi” në Gjakovë.

Ky përballje pritet të jetë një sfidë interesante për të dyja skuadrat, ndërsa Golden Eagle Ylli synon të ruajë ritmin e mirë në këtë sezon dhe të sigurojë një fitore të re në kampionat.

Të apasionuarit pas basketbollit mund ta ndjekin këtë ndeshje direkt në palestrë për të përjetuar nga afër emocionet e sportit të basketbollit kosovar.