Serbia arreston në Merdar shtetasin shqiptar, pretendon se ia gjetën flamurin e UÇK-së

05.12.2025

Policia e Serbisë ka njoftuar se ka arrestuar një shtetas shqiptar, L.D. (1992), në pikën kufitare të Merdares, nën dyshimin se në automjetin e tij është gjetur një flamur me simbole të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK).

Serbia arreston në Merdar shtetasin shqiptar, pretendon se ia gjetën flamurin e UÇK-së Foto: Ilustrim

Sipas njoftimit të Ministrisë së Punëve të Brendshme të Serbisë, policia ka kontrolluar një furgon të tipit Mercedes, i cili drejtohej nga L.D. dhe po vinte nga drejtimi i Policisë së Kosovës. Gjatë kontrollit rutinë, zyrtarët serbë thonë se kanë gjetur nën sedilje një flamur të kuq me shenja të UÇK-së.

Menjëherë pas këtij zbulimi, i dyshuari është arrestuar dhe ndaluar për 48 orë.

Autoritetet serbe kanë bërë të ditur se L.D. pritet të dërgohet në Prokurorinë e Lartë Publike në Prokuplje, ku ndaj tij do të procedohet me kallëzim penal për veprën e dyshuar.

Ky rast pritet të shkaktojë reagime në Kosovë, pasi simbolet e UÇK-së vazhdojnë të trajtohen si të ndaluara nga autoritetet serbe, ndërsa qytetarët shqiptarë shpesh raportojnë për trajtime të ashpra në pikat kufitare. Hetimet pritet të vazhdojnë në Serbi, ndërsa nuk ka ende reagim nga institucionet kosovare lidhur me këtë ngjarje.

Suspected Malware | Cloudflare

Warning

Suspected Malware

This website has been reported for potentially distributing malware.

Malware is malicious software created to intentionally disrupt the normal operations of a device.

Learn More