Policia kërkon ndihmën e qytetarëve për identifikimin e një personi – dyshohet për vjedhje

04.12.2025

Njësiti i Hetimeve të Kryeqytetit, me autorizim nga prokuroria kompetente, ka bërë një thirrje publike për qytetarët për të ofruar informata që mund të ndihmojnë në identifikimin e një personi të dyshuar.

Personi në fjalë shihet në fotografi dhe dyshohet për përfshirje në veprën penale të “Vjedhjes”. Policia apelon që çdo informacion i dobishëm të bëhet i ditur menjëherë për të avancuar hetimet dhe për të bërë të mundur zbardhjen e rastit.

Të gjithë qytetarët që mund të kenë informata rreth këtij personi, mund të kontaktojnë Policinë e Kosovës në numrin 192 ose përmes emailit [email protected].

Autoritetet nënvizojnë rëndësinë e bashkëpunimit me qytetarët për të garantuar sigurinë dhe rendin në komunitet, duke rikujtuar se çdo informacion mund të jetë vendimtar për zbardhjen e rasteve penale.