Homazhe në Suharekë – Përkujtohen dëshmorët e lirisë
Sot, më 28 Nëntor, një nga datat më të rëndësishme për shqiptarët, ku përkujtohet historia dhe ngjarjet e mëdha kombëtare, në komunën e Suharekës janë organizuar homazhe tek Parku i Dëshmorëve.
Kryetari i komunës së Suharekës, Bali Muharremaj, i shoqëruar nga nënkryetarja Mihrije Suka, zyrtarë të tjerë komunalë, përfaqësues të Policisë së Kosovës dhe personalitete të ndryshme lokale, morën pjesë në këtë ceremoni për të nderuar dhe përkujtuar djemtë dhe vajzat e Suharekës që dhanë jetën për liri.

Gjatë homazheve, kryetari Muharremaj deklaroi:
“Lavdi e përjetshme të gjithë dëshmorëve.
Gëzuar Festat e Nëntorit.”

Ngjarja u zhvillua në atmosferë respekti dhe përkujtimi, duke theksuar rëndësinë e kujtimit të atyre që sakrifikuan jetën për lirinë dhe pavarësinë e vendit.
Sot nuk është vetëm dita e Flamurit, por edhe një rast për të reflektuar mbi historinë, sakrificat dhe vlerat që bashkojnë kombit shqiptar.