Suhareka gati për 28 Nëntorin, Eko-Theranda pastron Parkun e Dëshmorëve pavarësisht motit
Në shënim të festave të 28 Nëntorit, kryetari i Komunës së Suharekës, Bali Muharremaj, ka vlerësuar punën e vazhdueshme dhe përkushtimin e ekipit të Eko-Therandës, që kujdeset për mirëmbajtjen e hapësirave publike dhe ambientit në qytet, pavarësisht kushteve atmosferike.
Përmes disa fotografive të publikuara Muharremaj ka njoftuar se Eko-Theranda po vazhdon me pqrkujdesjen e hapësirave publike të qytetit.
“Në shënim të festave të 28 Nëntorit, Eko-Theranda po e realizon punën e saj.” ka shkruar Muharremaj në facebook.

Nga fotografitë shihet se punëtorët e Eko-Therandës edhe në këtë ditë me shi kanë vazhduar punën e palodhshme, duke u përkujdesur për hapsirën tek “Parku i ëshmorëve”, shkruan SuharekaOnline.

Rikujtojmë se edhe me mot jo të mirë, shi e të ftohtë, stafi i Eko-Therandës vazhdon të kryejë detyrat e tij, duke kontribuar drejtpërdrejt në mbajtjen e Suharekës si një nga qytetet më të pastra në Kosovë.