SHKK parandalon futjen e sendeve të kundërligjshme në Qendrën Korrektuese të Dubravës
Shërbimi Korrektues i Kosovës (SHKK) ka njoftuar se sot në Qendrën Korrektuese të Dubravës është parandaluar një tentim për futjen e sendeve të kundërligjshme brenda institucionit.
Aksioni u zhvillua gjatë një bastisjeje në zonën sterile, në bashkëpunim me institucionet e sigurisë dhe njësitë e NJIK-ut.
Sipas SHKK-së, operacioni ka rezultuar i suksesshëm, pasi zyrtarët korrektues kanë identifikuar tri pako të dyshuara që tentonin të futeshin në institucion, të cilat përmbanin:
- Sasi të dyshuara narkotike
- Tre telefona celularë pa numra serik
- Dy telefona iPhone
- Një Samsung
- Një Viko
- Dy adapterë telefoni


Të gjitha materialet e gjetura janë sekuestruar nga policia, e cila është njoftuar menjëherë për rastin. Ndërkohë, Shërbimi Korrektues i Kosovës ka nisur hetimet e nevojshme për të zbardhur rrethanat e tentim-kontrabandës dhe përgjegjësit e përfshirë.
SHKK thekson se mbetet i përkushtuar në forcimin e sigurisë brenda institucioneve korrektuese, si dhe në parandalimin e çdo forme të kontrabandës që rrezikon rendin dhe qetësinë në qendrat e vuajtjes së dënimeve.