Arrestohet një burrë pasi sulmoi dy femra nën ndikim të alkoolit, viktima përdori sprej për vetëmbrojtje
Në një rast të ndodhur më dje në Deçan, Policia e Kosovës ka arrestuar një mashkull kosovar, i cili dyshohet se ka sulmuar fizikisht dy viktimat femra kosovare, nën ndikimin e alkoolit.
Sipas raportit të Policisë, gjatë përleshjes, njëra nga viktimat ka përdorur sprej në drejtim të të dyshuarit për të mbrojtur veten. Pas intervistimit dhe procedurave të nevojshme, me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje.
Ndërkohë, ndaj viktimës është iniciuar rasti për mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armës, si dhe për përdorim të armës. Spreji është konfiskuar, ndërsa viktima është lëshuar në procedurë të rregullt.
Policia e Kosovës apelon për përmbajtje dhe respekt të ligjit, duke theksuar rëndësinë e raportimit të menjëhershëm të rasteve të dhunës dhe përdorimit të mjeteve mbrojtëse vetëm në kuadër të vetëmbrojtjes të ligjshme.