Aksidenti me fatalitet në Suharekë, policia: Trupi i viktimës është dërguar në IML, i lënduari po merr trajtim mjekësor

19.11.2025

Policia e Kosovës ka njoftuar për një aksident me fatalitet që ka ndodhur sot në autostradën “Ibrahim Rugova” në Suharekë, ku një veturë ka përfunduar në zonën industriale.

Sipas njoftimit të policisë, një person është lënduar dhe është dërguar për trajtim mjekësor në Spitalin e Prizrenit, ndërsa trupi i pajetë i viktimës, me urdhër të prokurorit, është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore (IML) për obduksion.

Rasti po trajtohet nga njësitet e trafikut dhe hetuesit policorë, të cilët po punojnë për të sqaruar shkaqet dhe rrethanat e aksidentit. Policia apelon tek drejtuesit e automjeteve që të tregojnë kujdes të shtuar në autostrada dhe rrugë të tjera me qarkullim të lartë.

Poashtu, nga mediat është raportuar se viktimë e këtij aksidenti është Lumni Lushaj.