Foda para ndeshjes me Zvicrën: Matematikisht jemi në garë, por 6-0 është e vështirë

17.11.2025

Përzgjedhësi i përfaqësueses së Kosovës, Franco Foda, ka mbajtur një konferencë për shtyp para ndeshjes vendimtare kundër Zvicrës, e cila zhvillohet të martën mbrëma në stadiumin “Fadil Vokrri” me fillim nga ora 20:45.

Foda para ndeshjes me Zvicrën: Matematikisht jemi në garë, por 6-0 është e vështirë Foto: Ilustrim

Dardanët ndodhen vetëm tre pikë pas Zvicrës, e cila kryeson grupin me 13 pikë, ndërsa Kosova ka 10 pikë. Megjithatë, kualifikimi direkt për Kosovën mbetet një sfidë e madhe, pasi për të marrë vendin e parë dhe avancuar direkt, fitorja duhet të jetë me diferencë prej 6-0, një rezultat që përzgjedhësi e konsideron shumë të vështirë.

“Në ndeshjen e parë ndaj Zvicrës nuk e treguam fytyrën tonë të vërtetë. Matematikisht jemi ende në garë për vendin e parë, por realisht fitorja 6-0 është shumë e vështirë,” tha Foda.

Ai foli gjithashtu për situatën e Edon Zhegrovës, duke theksuar rëndësinë e tij për ekipin: “Nuk kam thënë se i garantoj minuta Edon Zhegrovës. Megjithatë ne e dimë situatën e tij, ai është i qetë dhe shumë i rëndësishëm për ne.”

Kosova dhe Zvicra do të përballen në një ndeshje që pritet të vendosë shumë për rrugëtimin e ekipit drejt kualifikimit direkt, ndërsa Foda kërkon që skuadra të japë më të mirën në fushë.

Suspected Malware | Cloudflare

Warning

Suspected Malware

This website has been reported for potentially distributing malware.

Malware is malicious software created to intentionally disrupt the normal operations of a device.

Learn More