Një banor i Papazit gjen mjet shpërthyes, ndërhyn policia e Suharekës
15.11.2025
Një burrë në fshatin Papaz të Suharekës ka raportuar në Polici se ka gjetur një mjet të pashpërthyer ndërsa po pastronte një pjesë të pyllit të tij.
Policia ka dalë menjëherë në vendin e ngjarjes dhe ka bërë sigurimin e mjetit, duke mbajtur zonën të mbyllur deri sa ka arritur njësiti për deminim, transmeton Klankosova.tv.
“Një mashkull kosovar ka raportuar se deri sa ka qenë duke pastruar një pjesë të pyllit të tij ka hasur në një mjet të dyshuar shpërthyes. Policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe është duke bërë sigurimin e mjetit deri sa të dalë njësiti për deminim”, njofton Policia e Kosovës.
Autoritetet kanë apeluar që banorët të shmangin zonën për të siguruar mbarëvajtjen e procedurës dhe parandalimin e çdo rreziku të mundshëm.